(Fyelltari-prozë poetike nga Petrit Nika)
Nga Petraq Zariu
Sapo përfundon së
lexuari vëllimin e ri me tregime “Fyelltari” të prozatorit, publicistit,
eseistit dhe poetit Petrit Nika, është e pamundur të mos ndalesh për të shkruar
pak fjalë për mbresat dhe emocionet që përfton nga leximi i tyre. E them këtë
se tregimet e përmbledhura në këtë botim më të ri nga autori, jo vetem u ngjajnë
me një buqetë lulesh të bukura aromëmira dhye të shumëngjyrëshe edhe pse janë
plot 18 të tilla, i bashkon një personazh shumë i dashur për çdo lexues,
portreti i njerëzve të thjeshtë.
Nga fillimi deri
në fund të librit, parakalojnë para teje, i dashur lexues, si në një monitor të
madh që nga vëllai i ndjerë (fotografitë), portreti i fyelltarit, i studentit,
i malësorit apo malësores dhe deri tek ajo e emigruesit të rikthyer nga vendi i
largët përtejoqeanit në vendlindjen e tij të dashur. Figura e Stakë Ukës me të
birin e tij të vogël. Petriti, ky poet dhe prozator relativisht i ri, di të
zgjedhë tema të thuejshta dhe shumë aktuale si për poezinë dhe për prozën. Por
ajo që është karakteristike për këtë autor, është se tema qsq të zakonshme,
shpesh reflektojnë të vetë jetës së tij ngjarje të thjeshta e aktuale i ngre aq
bukur në art, i trego me një gjuhë aq të rrjedhshme e të bukur, me një prozë të
skalitur mjershtërisht dhe ti përjeton një brenga të paimagjinueshme si tek
“fyelltari”.
“Takimi i
jashtëzakonshëm me një plak vetmitar...”, “Një qytetarë i kohës sonë”, “Enigma”
, “Nëpër rrjedhen e lumit”, etj. Personazhet e këtyre tregimeve dhe të tjerave
në libër janë skalitur me aq kujdes, dashuri e rrespekt, sa te duket sikur
autori ka marrë daltën e skulptorit dhe i ka gdhendur në shkembenjtë shekullor
të alpeve tona te veriut. Portretet e personazheve protagonist, sidomos ata të
malësorëve, të studentëve, të shoferëve, përgjithësisht të njreëzve të
thjeshtë, bëhen aq të dashura e të rrespektuara, sa ne lexuesit jetojmë me to,
me shqetësimet, vuajtjet, dilemat apo lumturitë dhe gëzimet e tyre. Dhe ne duam
t’i ndihmojmë, t’u gjendemi pranë, t’i shpetojmë nga e keqja që ju kanoset,
t’ju japim doren, të ecin me ne, të gëzojnë e lumturohen me ne. E kush nuk
donte që t’a ndihmonte “plakun vetmitar” , që edhe ai t’ë shohë pak gëzim,
lumturi dhe hare? Mendoj se ky është dhe mesazhi më i fuqishëm dhe më i artë që
do autori të japë me këto tregime. Besimi dhe shpresa për një jetë më të mirë,
të bukur e të gëzueshme, përshkon pothuajse çdo tregim. Në tregimin “takim me
një plak vetmitar”, pasi plaku i tregon djalit për jetën e tij të vetmuar dhe
të mjeruar, i thotë: “...por megjithatë jeta është gjithmonë e bukur, sido që
të jetë- ajo s’këmbehet me asgjë, tha ai dhe pështyu tutje, kushedi se pse....
dhe autori vazhdon... ndersa djali kësaj rradhe i hapi veshët mirë dhe s’la të
ikte asnjë nga fjalët që shqiptonte plaku më i vetmuar i të gjitha kohërave...”.
një vend të rëndësishëm në libër zë përshkrimi i botës së brëndëshme të
personazheve si dhe përshkrimi i bukur i natyrës. Peisazhi plot kolorit i
fushave e i maleve, luginave e shpateve, livadheve dhe arave të mbjella, i
pemëve e luleve, - i mbush tregimet me aromën e këndëshme të natyrës së vendit
tim të mrekullueshëm, të vendit të poetit. E them "të poetit" se këto përshkrime
janë tepër poetike, si nga gjuha edhe nga figuracioni, jo vetem kaq por janë
dhe shumë funksionale, sepse me anë të tyre autori heq paralele aq të fuqishme
e domethënëse sa duket se natyra merr pjesë me pamjet e sajë mahnitëse në
gjendjen psikologjike të personazheve aq të dashura të Nikës. Një meritë tjetër
e autorit, të cilën nuk mund të mos e theksoj, është zgjedhja e fjalëve në funksion
të idesë dhe sidomos formimi i fjalëve të reja, togfjalshëve, fjalive të
përngjitura e të përbëra të tipit: përshkëndritje, çatrafilloste,
fletëvalëngrohta, fletëvalcopëtues, i përdiellur, kapardaiseshin, muflenderua,
ndërmendeshin, tevona, fillimkorriku, asfare, pleqtë vdekjesprapsës e shumë e
shumë fjalë të tilla të cilat të vendosura me mjeshtëri në kontekste të
caktuara nga autori japin frazës një shijë e bukuri të rrallë që nuk ka shoqe
në përdorim. Së fundi mund të them: vëllimi me tregime “Fyelltari” i P. Nikës
lexohet me një frymë për frazen e latuar, subjektet dhe temat e trajtuara, për
pasurinë leksikore dhe figurative, duke i dhënë veprës vlera të mëdha njohëse,
edukative dhe artistike. I uroj autorit vepra të tjera të suksesshme në të ardhmen.
Petraq Zariu
(Mësues pensionist)
(Mësues pensionist)
Libofshë, Fier, dhjetor 2014
No comments:
Post a Comment