studim
NGA ALI ALIU
Shtëpia e
Nikës është shtëpia gjithësi, univers i përhershëm, e mbase i përkohshëm, meqë
Petriti, jo vetëm që nuk e përjashton fundin kataklizmatik, përkundrazi, ai një
ditë do të ndodhë, si fund i çdo gjëje.
Ja “Shtëpia e Qenies”, shtëpia e njeriut, shtëpia jonë, edhe e poetit, ajokonkretja, realja, e përditshmja dhe shtëpia universe, e përfshirja në mendjentonë, në dijen dhe ndërdijen, ajo ku hyjmë e dalim në vazhdimësi, fizikisht e kësisojme ëndrrat dhe gëzimet, me shpresat dhe iluzionet, me dhembjet dhe dashuritë,me dëshpërimet dhe urrejtjet, shtëpia në të cilën vjen dhe shkon qenia që ngangjizja e saj, e shtëpisë, që një ditë edhe ajo do të ketë fund, një ditë nukdo të jetë, përkatësisht do jetë vetëm një terr, hiçi…
Edhe shtëpia e Petrit Nikës, ngjashëm me Qytetin e Bujar Ramës, është shtëpiagjithësi, univers i përhershëm, e mbase i përkohshëm, me që Petriti, jo vetëmqë nuk e përjashton fundin kataklizmatik, përkundrazi, ai një ditë do ndodhë,si fund i çdo gjëje. Ndryshe për nga imazhet dhe çfarësia e tyre, Nika është mërefleksiv, më filozof në poezi. Ai artikulon, në momente imazhe apokaliptikembi hapësirën e shtëpisë së qenies, mbi kupolën e shtëpisë tonë të përkohshme.
Nuk i artikulon ato as si filozof, dijetar e as si teolog, por si banor i kësajshtëpie të përbashkët, ndërsa apokalipsi i mundshëm, që në momente, si ky izënies së gjallë të një të tilli vjen i tillë; ai i mazh dhe ajo mundësi ështëmbjellje e përhershme edhe në ndërdijen e tij, në ndërdijen e qenies. Teklirika refleksive e Nikës, përfytyrimet e tilla mbase vijnë edhe si kumte qënjeriu i kap dhe s’i kap, i kupton dhe s’i kupton, duke bartur me vete një sikonfuzion të përhershëm mbi fundin. Prandaj, në këtë poezi, ndër më përsiatësetnë letërsinë shqipe, poeti, në momente qesëndis bindjen, besimin e qenies përtë vërteta të kthjellëta:
Materia përhera ka pranga të rënda,
ku qenia dhe lënda janë emra e shenja
me norma ku bota-gjoja arsyetoka
vlera të pavdira dhe rregulla të shenjta.
Përkundrazi, është i bindur poeti se, “Tevonaarsyeja tralliset në jerm, djerrinës së natës ku qenia baret”, do të thotëpoeti në poezinë “Asgjëja sublime”,më e veçanta dhe karakteristike në këtë frymë. Vetëm brenda tri katrenave,poeti arrin të portretojë imazhin e vet të brendshëm, përkatësisht të qeniesdhe shtëpisë së tij, në një ditë (natë) janari të vitit 2011. Zëri lirik qëbaret djerrinës - edhe relievi i natyrës brenda të cilit mediton poeti Nika,është ndryshe nga ai fushori i Bujarit; ai sjell atë malor të vendlindjes, Pukës,- së natës dhe kohës së vet e gjithkohës, nën ngasjen e vacantë mbase edhe tëhënës që sikur sjell paqe e qetësi, e që në fakt është vetëm një iluzion, me qënjë çast më pas ajo tërheq fijet e dritës së vet duke marrë në përqafimasgjësues aurën e shtëpisë sonë, e duke e përthithë në asgjënë dhe në askundine vet.
Kështu, brenda këtij shtimungu, në këtë natë janari të kudo dhe kurdoqoftë,përjetësinë kataklizmatike të shtëpisë-univers tonën. Përmasat dhe substanca edetajeve në këtë djerrinë nate janari, e universalizojnë, e bëjnë atë tëgjithkohëshme. E tillë do të baresë qenia, mbase edhe një ditë para kataklizmësdhe pas saj, do të ketë vetëm terr asgjëje, njësoj anash si poshtë e lart. Ç’dallim pra midis qenies sot, edhe si zë lirik dhe atij para përmbysjes,përkatësisht pas saj?
Gjithë ky shtimung i brendshëm, në këtë natë janari, poetit i vjen si zë ibrendshëm, i brumit refleksiv, edhe si kumt gjithësie, mbase. E nxit shqiptimine tij, të brendshëm dhe të jashtëm, të cilin sikur ndjen nevojë t‘a dëgjojëedhe vetë. Studioja, ndërsa brenda së cilës gatuhet zëri dhe kumti, kryesishtështë nën kontrollin e arsyes. Të paktën kështu beson poeti që në pasfjalën përlexuesin thotë se për të poezia është vetëdije e fortë logjike, gati simatematika. Edhe pse, imazhet që vijnë rrjedhë e imagjinatës, sidomos atoapokaliptike, vështirë të besohet se janë fare pa veshje emocionale. Por le tashtrojmë edhe pyetjen: pse e nxit, e kërkon dhe e dëgjon zërin e këtij imazhi-çasti poeti? Mbase për të qënë e vetëdishme poezia për të vërtetën e vet, porpse gjakon që këtë të vërtetë ta bëjë të vetëdijshme edhe për lexuesin, përpërjetësinë me fund apokaliptik?
Por pytjet e kësaj natyre shpien drejt një çështjeje që kryesisht ka të bëjë menatyrën e poezisë, të poetit që e zumë ngoje më sipër, me nevojën epatjetërsueshme të saj dhe te tij për të patur përpara një dëgjues aktiv me tëcilin poeti dialogon. Dhe nevojën për bashkëbisedues jo të njohur, të cilit iadi reagimin, por për atë që do t’a zbulojë nëpër kohë, që do ta pranojë dhevlerësojë urtinë, me këtë rast, si çdo poet filozof, dhe kënaqësinë estetikedhe, eufoninë e muzikalitetin e përsosur, rrjedhim i dhuntisë gjithashtu të vaçantë,në përmasa të tilla, mbase më i shquari në poezinë tonë.
Vetëm dora e sigurtë arrin që nga studioja e talentit të vërtetë, të krijojë jehonasi përsosje estetike, si tek poezia “Qenia në mosqenie”, ku secila katrenërimohet me të katër vargjet njëri pas tjetrit dhe të mos ndjehet monotoni ascektësi, por përkundrazi të rrëmbehesh emocionalisht nga harmonia e brendshmedhe e jashtme, e petkut mbështjellës dhe brendsisë si një e tërë, e përsosur;urti dhe elegancë shqiptimi bashkë. Kjo anë e shquar e poezisë së Petrit Nikës,tingëllore dhe ritmike, që sfidon mundësi të mëdha të gjuhës, gjithsesi meritonqasje të vacantë, sidomos nga mjeshtër të gjuhës.
Është sfidë e poezisë që i bën gjuhës për t’a bërë zap atë, për t’i nështruarhuqet që s’lejon të mposhten, që s’lejon të nënshtrohen dhe, të ofrojë, tëshpalojë mundësitë e mëdha që i ka brenda, që i fsheh dhe u jepen vetëm tëmëdhenjve të gjuhës. Petrit Nika, sikur gjakon edhe të pamundshmen në këtëdrejtim. Tek poezia “Fjala” ai do të thotë: “Ndoshtavjen koha të thuhen të gjitha, / shestimet abstrakte të mendjes me fjalë”.Le të besojmë se Petrit Nika i ka, përkatësisht do t’i ketë bashkëbiseduesit e tillëme poezitë e veta.
Janë më të shumta përfytyrimet e poetit mbi qenien, mbi shtëpinë e saj, mbiekzistencën, mbi vizionin apokaliptik të shtëpisë, mbi thelbin, përbërjen etyre, mbi kuptimësitë dhe pakuptimësitë që vijnë si rrjedhim edhe i çastit të zëniessë frymëzimit, si situatë rrethanash dhe shtimungu, si ditë me puhi qetësuese,apo ngricë e akull. Janë vargjet e dy poezive, gjithnjë nga më karakteristiketdhe të veçantat në veçantinë e lirikës së Petritit; “Shtëpia e qenies” që është titull edhe i librit, dhe poezia “Trajta ndjesish, ndjesi pa trajtë”. Epara vetëm brenda dy katrenave, bën portretin figurativ, lëndor të lëvizjeve tëshpirtit, të mendjes e zemrës, autoportretin e zërit të vet të një çasti vetmiedëshpëruese totale:
Rri qenia e strukur brenda në shtëpi,
mes lëngut, shfran të helmët,
dhe thuret e shthuret me terezi,
si shkuma mes detit të njelmët.
E qullët nga qyli zvarriset përbrenda,
e mbyllur për kohë të gjatë në zhguall,
nga fundi i barkut tek zemra, tek mendja,
gjersa zhgualli të shembet për truall.
Është mërzia që dhemb pafund, me shijen shafran të helmët dhe që ka trajtën elëngët që luan me zemrën dhe mendjen e tij, ngjashëm si deti i trazuar meshkumën. Është dhembje e përhershme, e mbjellë përjetësisht tek qenia… Nuk ka arsyepse është e tillë, e helmët që në çast e shpërthen zhguallin dhe helmon,asgjëson me fund çdo gjë- qenie dhe shtëpi,“nëfiltrin mortor të kataklizmës së re, dhe qenia do zhytet në natën qës’mbarohet”. Nuk janë për poetin burim i këtij lëngu të helmët brengat epërditshme të vdekatarve, kalimtaret dhe të parëndësishmet, por ato tëpërjetshmet, apokaliptiket, të qenies që edhe vetë është një gatim, njëbrumosje e qulltë dhe e frymës…. Lexuesi në këtë pleksje të frymës dhe lëndës,mund të hetojë edhe prirje të lehtë për përjashtim të përbërësve; materies dhemistikës, arsyes dhe ndjenjës…
Poezia e dytë sqaron më bindshëm bredhjet dhe lëvizjen e mendjes dhe të zemrëssë poetit në librin “Shtëpia e qenies”. Për më shumë, pas leximit të kësajpoezie qartësohet edhe më diagrama lëvizëse e mendjes dhe e imagjinatës sëpoetit. Anash mistaken dhe tabernakullin, fjala bosht edhe me këtë rast ështëdhimbja gërryese e qenies, dhimbja pa shkak, pa burim konkret që do ta lidhteqenien me përditshmërinë triviale dhe rropatjet e kota, por me burimin universaltë ekzistencës së tij. Përsëri një ditë janari, i herdokurshëm, siç thotë vetëpoeti, kur dimri zbraz shtresa me akull mbi ndjenjën e dhimbjes, mbi ndjenjënpër vdekjen e fjalëve thadrake të saj, të kyçura brenda guackës zhguall…
Dhe e patrajtë, e pa adresë të saktë, e pa konturuar me fjalë, me fjalënthadrake që vdes pa u shfaqur, pa u formësuar, dhimbjen që gërryen nga brenda es’e shpërthen zhguallin. Këtë kërkon poeti, një mënyrë që të zbrazet si baltëe hollë, ajo, dhembja, e zhguallin të krisë, të apokalipsojë… Por poeti PetritNika nuk kënaqet me kaq, ngjashëm poetëve të formatit të tillë, të lirikutfilozof, sikur të kënaqet me këtë klithmë kërkese: ajme, çdo të vinte paskësaj? Do të dilte në skenë “lumniahedoniste pa thelb”, pse “lumnia dhevuajtja janë trajta amorfe, / në zhguallin mortor të qenies njeri”. Eshtëpesisazh i thatë shpirtëror, është zbrazëtirë - pakuptimësia e të gjithavlerave dhe jovlerave njësoj, frymë që përshkon përgjithësisht postmodernizmin.
Por ajo që është me rëndësi parësore në libër, vjen nga origjinaliteti ipamjeve poetike, i imazheve dhe konturimit refleksiv të tyre, thellësia evizioneve metafizike që rrezatojnë, nxisin kërshëri dhe trazim të rrallë teklexuesi, njësoj edhe prehje estetike. Mapë orientimi imazhet refeksive kanë tërëhapësirën dhe kohën, perspektive e cila i jep të drejtë poetit të përzjehet nëbotën qiellore dhe tokësore, në atë të Zotit dhe të njeriut, në thelbin etrupit të qenies, në entropinë e tij dhe krejt kjo vjen si një frymë kozmike,në çate gërryese, në mendje, në vetëdijen dhe në ndërdijen e njeriut, të qeniesqë i bën të pakuptimta lumninë njësoj si dhembjen …
Mbase, rikthim i ngasjeve ekzistenciale në kërkim edhe të Unit të vet tëfshehur mjegullnajës së gjithësisë, por edhe të krijuesit shtigjeve dramatikedhe shpesh edhe përplasëse … Kështu, ajo që të rrëmben në poezinë e PetritNikës, është një fluid metafizik i paluar dhe shpaluar e që të shtyn thellësivepërsiatëse filozofike. Sikur t’i kujton e rikujton pyetjet e përjetshme, si;ç’është, ç’përbërës ka, ç’janë ndiesitë - kënaqësi, dhimbje, pse jemi, psedashurojmë, pse vuajmë, cili është kuptimi, cili është fundi …
Që të dyja, poezi model i lirikës refleksive, poezi antologjike që, besojmë,autori i tyre, Petrit Nika, së bashku me Bujar Ramën, nga i cili është katërpesë vjet më i ri, të dy poetët paralajmërojnë hyrje në skenën poetike tëshqipes një brez dhe një frymë e re.
Burimi: http://old.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=233437
No comments:
Post a Comment