Poezi nga libri "Nën hijen e pyllit urban"
Qiell i metaltë
Në degë një harabel i këndon qiellit të metaltë,
pranverë
njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e ca...
Fëmija
projekton krahë kibernetikë prej fluturash.
Është
mëngjes pranveror me travajet e zakonshme të stinës,
alumin
pikojnë retë e ngrohura nga një diell i fshehur,
dhe
mëngjesi rikthehet më pas në pasqyrimin e thukët,
të
dy pasyrave që godasin njëra - tjetrën
me
rrezet e të njëjtit diell.
Ka
ecur koha, ka ecur fëmija në jetë,
madje
tashmë flokët pothuajse i janë zbardhur krejt...
Harabeli
tashmë është veçse një guralec
në
shtigje kujtimesh të largëta,
qielli
- një strehë pothuajse përherë e pasigurtë,
kalendarët
e botës
tashmë
shënojnë pranverën e vitit dymijë e shtatëmbëdhjetë.
Krahët
kibernetikë të fluturave
janë
kthyer në tentakula të pafundme,
kurse
mëngjeset bëjnë apelin e zakonshën
me
tingëllimin elektronik të orës digjitale,
aq
sa e shkuara tashmë i ngjan legjendës.
30 mars 2017
Bie shi mbi shpirtin e makinave
Shiu është ingredient me përbërje vese
me përbërje rrezesh dhe komponentësh
të panjohur mirfilli industrialë
një mori bulash djerse mbi faqet e lëmuara
të makinerive zhurmuese
shpirti i lagësht i të cilave tymon pareshtur
në shpirtin tonë humanoid.
Gjithmonë baret
ngarend
rrëmon.
Në mbrëmje shiu ngjan i lodhur
mbështet bastunin mbrapa derës
dhe meket në vetmi.
Gjithë ditën të ka ndjekur,
ka qenë kudo ku ti ke shkuar
tani të bie të mendosh sesa pika vese ngjizin shiun
sa tinguj shkrepëtimash diellore
sa e sa mëngjese me lëpjetë
garniturë pranverore
sa shafran,
sa shafran dhe ajazmë e padukshme
të gjitha përzier në mikserin e erës së mëngjesit
të mëngjesit të erozionit të madh kapitalist
i cili tashmë nuk di më se ku të prehet…
Kacafytja e madhe
Kacafytet me ulurimë era në drurë,
përplasen degët, filizat përplasen,
në stërkala shkërmoqet rrjedha nën urë,
bie shi dhe hapësira zgërlaqet.
Dallëndyshet kacafyten nën tendë,
me harabelat që rrinë kot së koti,
mërgimit erdhën, çerdhen u kanë zënë;
kërkojnë t'i përzënë të zotërit.
Në rrugë furet kacafytja e madhe,
me shtyrje, me sharje, rropamë e mallkime,
dy kulishë të vegjël kacafyten në livadhe,
si sfidë ndaj botës së frikshme.
përplasen degët, filizat përplasen,
në stërkala shkërmoqet rrjedha nën urë,
bie shi dhe hapësira zgërlaqet.
Dallëndyshet kacafyten nën tendë,
me harabelat që rrinë kot së koti,
mërgimit erdhën, çerdhen u kanë zënë;
kërkojnë t'i përzënë të zotërit.
Në rrugë furet kacafytja e madhe,
me shtyrje, me sharje, rropamë e mallkime,
dy kulishë të vegjël kacafyten në livadhe,
si sfidë ndaj botës së frikshme.
6 prill 2017
Makthi i kohës së ndërmjetme
Mesnatë
misterioze me makthe masonike,
nën
shi zbruhen gjurmët e mbrëmjes së shkuar,
miroset
në mirrë memoria mitike,
dhe
profetët sonte rrinë zgjuar.
Nga deti vjen shiu e zbrazet me vrull mbi tokë,
kurora
vetëtimash galdojnë mbi Sazan,
Nostalgjia
në zemër ka hapur një gropë,
që
mbushet me pikë si kazan.
Vallë sa borgje i kemi akoma vetmisë,
të
vuaj në vetmi vetmitare e vetmuar;
në
shi nëpër natë në detin e mërzisë,
baret
në kërkim të kohës së shkuar.
13 nëntor 2017
Parajsa të gjen në shtëpi
Diç do të ndodhë përherë në natyrë:
Jashtë lëndojnë kafshimet e shiut,-
Domosdo - nata është e vetmja mënyrë
për kumtin e ëndrrës së njeriut.
Nën strehë prehet një shkallë e metaltë.
Tingëllijnë pa prâ pika shiu mbi shkallë:
mirra të kujton një botë të përralltë,
mirra të kujton një botë të përralltë,
kupa e moçme e vjeshtës është çarë.
Dhe rrjedhin ngadalë kujtime vjeshtore,
ngado mbi fushat e squllura në shi,-
parajsën në gjithë botën e kërkove,
pa e ditur që të vjen në shtëpi.
Apologjia e Edipit
Fle
Edipi në shtroje dhe hapa trokasin mbi kalldrëmin e vjetër,
në Tebë heshtje e thellë - në gjumë kanë rënë të gjithë.
Shshsht! Erdhi ora. Baret në rrugë mallkimi i etërve të vdekur,
i etërve që u përdhosën nga bijtë.
në Tebë heshtje e thellë - në gjumë kanë rënë të gjithë.
Shshsht! Erdhi ora. Baret në rrugë mallkimi i etërve të vdekur,
i etërve që u përdhosën nga bijtë.
Fryn
era dhe lebra shënon me gjuhë tebanët e përgjumur;
erë e vakët, zefir në morinë e ditëve të përvëluara mjerane -
këtë natë pa ispatë mbi ujëra e fusha pahitet një pluhur,
sikur Hadesi shkund mbi botë një nallane.
erë e vakët, zefir në morinë e ditëve të përvëluara mjerane -
këtë natë pa ispatë mbi ujëra e fusha pahitet një pluhur,
sikur Hadesi shkund mbi botë një nallane.
Fli
Edip. Me ty krejt mbretëria bën gjumin e mallkuar;
(fundja të ishe ndryshe s’te njihte historia) -
mallkimi të ndjek përjetë nga pas në gjumin e amshuar,
dyshoj n'se vlen apologjia.
(fundja të ishe ndryshe s’te njihte historia) -
mallkimi të ndjek përjetë nga pas në gjumin e amshuar,
dyshoj n'se vlen apologjia.
12 prill 2018
Shi në Apolloni
Diell pranveror dhe bajame betoni të çara
Ka dymijë vjet që statujat vuajnë nga migrena,
Nga migrena dhe reumatizma,
As çaj jeshil nuk pijnë, as migretil.
Privohet fjala nga vetmia sublime
Bota nuk e kuptojnë të shkuarën asnjëherë,
Destinohet fjala të rikthehet në mermer të lëngët shiu gri,
Ndërsa ne të vdekshmit lajmë sytë me aurën e brishtë të
histories,
Qeshim me vogëlsira të parëndësishme,
Nuk mund ta durojmë prognozën e fatit
Sipas parimit: Jeta është lëndim dhe që të jetosh duhet të
lëndohesh,
Të lëndohesh nga mëngjesi në mbrëmje,
Në vetmi të shërosh plagët me shi mermeri gri
Çdo ditë,
Çdo ditë,
Dhe të mos përtosh të nesërmen të buzëqeshësh
Që të konfirmohesh se je gati për lëndimin e ri.
Në Apolloni bie shi i mermertë,
Por statujat vuajnë keq nga migrena
Nga migrena dhe reumatizma vuajnë,
Disa çalojnë natën mbi kockat e gurta
Baresin nga vetmia në vetmi.
Nuk i njohin vendasit e rinj,
as atdheun e tyre të parë nuk e njohin.
Morali
Morali
është djathë i prishur,
drejtëz
e lakuar në konvektorë të shumfishtë,
konektor
i brishtë që lidh
copëza
hajmalishë të botës bestyte,
pa
objektiv.
Kredo
e shpërndarë në aq shumë zota
banorë
të hapësirës së askundit -
krejt
të zgërlaqur nga përfytyrimi
i
vobekët dhe miop.
Morali
është si urina e qenit,
shenjë
pa trup dhe qëndrueshmëri,
mjafton
edhe vesa që ta zhbëjë.
E
bartim moralin në supe gjithë jetën,
përballemi
me brishtësinë e tij qelqore,
dhe
dalldisemi si hedonistë të thekur
duke
mbllaçitur copëzat e tij,
pastaj
i pështyjmë,
qeshim
me ironi,
qesëndisim,
si
sojsëz.
Morali
është kakërdhi,
pleh
i rëndësishëm
për
të balancuar pehashin acid
në
gojën e tjetrit.
21 shtator 2016
Jahni me supë patatesh
Kur u rrit
kuq është zbehur
ditën tonë më në fund
mbush plot me karburant
në errësirën e pyjeve
fryn furtunë errëson diellin
teksa nata na mban së bashku
amnisti do të ketë plot për të kaluarën
në qoftë se dëshpërimi sjell mot me diell
dhe zemrat tona shëron më në fund
Patate
ne të fshehur poshtë hijeve të bananeve
do të ecim livadheve të harruara
ose do të lundrojmë në një det të huaj
ndërkohë që ora e ndryshkur e Tiranës
duhet të korrë bulëza të stërmëdha patatesh
rënë nga djersa e diellit
pas vapës së Hiroshimës
dhe korrjet e dashurisë fallike
tani do të qajnë bashkë me Ishtaren
sepse përfundimi i betejës
nuk kurorëzoi asnjë fitues
kurora mbeti mes pirgut
me patate
supë patatesh
jahni naziste
Eklogë
ekologjike
Jashtëqitje
kunadhesh,
kanë
mbushur qytetin ngado;
poshtë
shtyllave me limfë elektrike,
rrëzë
pemëve me klorofil inkandeshent,
në
trotuar, në lulishte, mbi stola -
në
stacionin e autobusit,
rrinë
në radhë jashtëqitjet
dhe
udhëtarë të turbulluar
presin
të kthehen në shtëpi.
Jashtëqitje
kunadhesh,
mbështjellë
me letër alumini,
në
supermarkete shesin
deri
pas mesnate vonë,
me
çmime që luhaten
më
parë se luhatja e bursës.
Jashtëqitje
qelbësi
shesin
në rrugë ca tregtarë ambulantë -
siç
thonë,
vetëm
sa për bukën e gojës.
Mall
pa doganë,
pa
faturë fiskale,
me
barkod antihuman,
si
njoftimet e gazetave
për
vend pune vakant.
Fryn
flladi i mëngjesit,
jashtëqitje
kunadhesh ledhaton
kalimtarët
e shastisur,
protagonistët
e ditës së re,
të
armatosur deri në dhëmbë me durim,
pasi
kanë vrarë ditën ngjitur,
dhe
atë pak përtej,
dhe
atë tjetrën,
të
gjitha gjithësej -
gjithë
jetën.
Hija e pyllit
urban
Në
hijen e pyllit urban ka rënë nata,
ende
furtuna vjen rrotull pa shteg,
re
të zeza gjuajn me shtiza të gjata,
ideale
të vdekura bien nëpër degë.
Zana
e dhimbjes gjëmon me zë qiellor,
bën
ftohtë, sa trishtim në këtë vis,
në
pajatncë këndon gjeli ëngjëllor,
i
ndarë me thikë të brumtë përmidis.
Mëngjesi
nopran shtyn kohën në largësi
duke
numëruar ecejake kotsëkoti,
do
rrëshqasë mbi hartën tonë gjithësesi,
i
shpejtë dhe i qashtër si një pikë loti.
Asgjë
s’mund të thuash - s’ka më,
fjalët
ngashërehen gjithandej si brumbuj,
shkretëtirë,
toka të kripura, asgjë,
tufa
shpresash që dergjen në grumbuj.
4 tetor 2016
No comments:
Post a Comment