Labirintet antike prej guri në ishullin Bolshoi Zaiatskij
Në një grup të vogël ishujsh në Detin e Bardhë të Rusisë gjendet përqendrimi më i lashtë i labirinteve antike në planet. Pavarësisht teorive të shumta, arkeologët dhe historianët nuk kanë arritur në asnjë përfundim konkret rreth arsyes pse ato janë ndërtuar dhe cili ishte qëllimi i tyre. Fenomeni i labirinteve mbetet një nga simbolet më misterioze të gjetura në Tokë – daton prej mijëra vjetësh më parë dhe mendohet se u shfaq njëkohësisht në të gjitha kontinentet e banuara në epokën e vjetër.
Fjala "labirint" vjen nga greqishtja e lashtë "labrys", ("sëpatë e dyfishtë" që përdorej nga minoanët në ishullin e Kretës), dhe "inthos" (që do të thotë "vend") . Kështu, labryinthos (labirint) do të thotë fjalë për fjalë “vendi i sëpatës me dy tehe”. Pallati kompleks i Knosit në Kretë është i modeluar si labirint. Sipas mitologjisë greke, mbreti Minos i Kretës i kërkoi mjeshtrit Dedalus të ndërtonte labirintin në mënyrë që të fshihte Minotaurin, një qenie e frikshme zoomorfe, pasardhës gjysmë-njerëzor i gruas së Minosit me një dem. Për një arsye enigmatike, Dedali dhe djali i tij Ikarus u burgosën në labirint. Për të shpëtuar, ata krijuan një palë krahë prej dylli. Fatkeqesisht Ikari i ri, u ngjit afer diellit në fluturimin e tij dhe krahët e dyllit iu shkrinë e ai përfundoi në detin Ikarian ku u mbyt. Ndërsa legjenda e Minotaurit ishte menduar gjatë shekujve vetëm si një mit. Mbetjet arkeologjike të labirintit të Knosit u zbuluan në fillim të shekullit të XX-të nga arkeologu Arthur Evans.
Megjithëse ka shumë dizajne labirintësh të zbuluara gjatë gjithë historisë, të tilla si me shtatë qarqe, njëmbëdhjetë qarqe dhe dymbëdhjetë qarqe, në Greqi dhe në të gjithë Mesdheun, një simbol i zakonshëm i një labirinti me shtatë qarqe vjen nëpër shekuj perms legjendave. I njohur sot si labirinti i Kretës, ai përbëhet nga një rrugë e vetme që mbështillet para dhe prapa drejt një pike qendrore në një seri prej shtatë unazash koncentrike. Në mënyrë intriguese, forma e labirintit me shtatë qarqe pasqyron lëvizjen e planetit të Mërkurit në qiell për një periudhë të gjatë kohore.
Simboli i labirintit u gjet në një pllakë argjile në pallatin mikenas në Greqi. Mendohet se një zjarr e shkatërroi këtë pallat aty rreth vitit 1200 para Krishtit, duke e pjekur pllakën prej balte dhe duke e bërë keshtu atë të jetë në gjendje për të ardhur deri në ditët tona. Ndërsa fjala “labirint” është e lidhur ngushtë me historinë dhe mitologjinë greke, labirintet kanë qenë rreth e rrotull nëpër botë shumë më parë se legjenda e Knosit dhe Minotaurit.
Nje labirint I famshëm që daton ndoshta dhe deri 4000 vjet më parë është labirinti i famshëm në zonën e tempullit egjiptian të një kompleksi piramidal ndërtuar në Hauara nga Amenemheti III, i dinastisë së XII-të (rreth viteve 1844-1797 para Krishtit). Kishte dymbëdhjetë qarqe të veçanta, të gjitha përballë njëra-tjetrës, të gjitha të lidhura me korridore, kolonada dhe boshte. Rrugicat, kryqëzimet si dhe dyert e rreme të vulosura me rrasa guri, që të gjitha ishin në funksion të mbrojtjes së dhomës qendrore ku gjendej varrii i mbretit. Labirintet e Greqisë dhe të Egjiptit janë vetëm maja e ajsbergut. Labirintet janë gjetur pothuajse në çdo traditë fetare në botë, kanë qenë pjesë integrale e shumë kulturave dhe janë gjetur në çdo kontinent të banuar nga njerëzimi.
Për sa i përket monumenteve të lashta arkeologjike, më shumë se treqind shembuj të labirinteve mund të gjenden në vende të ndryshme të shpërndara në një gjeografi misterioze nëpër botë. Është e çuditshme dhe akoma e pashpjegueshme se si ishte e mundur që I njëjti model labirinti arriti të shfaqet njëkohësisht në një gjeografi kaq te madhe dhe kultura krejt të ndryshme nëper botë. Nëse labirinti I parë daton 4000 vjet i lashtë, në fakt historia e labirinteve është shume më e lashtë se kaq. Labirintet më të hershëm u shfaqën për herë të parë në gdhendjet neolitike mbi shkëmbinj dhe në formacionet e gurëve, kryesisht në Evropë, Skandinavi dhe Rusi.
Ishujt Solovetskij janë një arkipelag që ndodhet në Gjirin Onega të Detit të Bardhë, Rusi. Këtu gjenden tridhjetë e pesë labirinte neolitikë, të cilat llogaritet se janë mbi 3000 vjeçarë. Më të spikatur janë labirintet prej guri të ishullit Bolshoi Zaiatskij, një grup prej katërmbëdhjetë labirintësh në një zone prej 0.4 km 2. Ato janë veçanërisht të ruajtura mirë dhe janë dokumentuar duke spekulluar për domethënien e tyre, por pa arritur në ndonjë përfundim të qartë. Përveç labirinteve, deri në 850 grumbuj gurësh janë gjetur në ishull, shumë prej tyre përmbajnë fragmente kockash. Formacione të tjera prej guri të zbuluara në ishull përfshijnë një përfaqësim të diellit, të kompletuar me kopsa rrezore. Në përgjithësi është rënë dakord që këto labirinte antike dhe formacione guri kishin lidhje me besimet fetare dhe mund të kenë simbolizuar një kufi midis botës sonë dhe botës së përtejme - vendbanimi mitik i të vdekurve. Labirinti më i vogël ka diametër rreth gjashtë metra, ndërsa më i madhi arrin një diametër 25,4 metra. Rreshtat e gurëve formojnë spirale, të ngjashme me dy gjarpërinj me kokat e tyre në qendër. Hyrjet në labirintet janë kryesisht në jug. Të gjithë labirintet në Bolshoi Zaiatskij gjenden në perëndim të ishullit, ndërsa pjesa lindore e ishullit përmban një koleksion të rëndësishëm të formacioneve prej guri, por jo labirinte.
Shumë hipoteza janë paraqitur për të shpjeguar arsyen pse kolonët neolitikë të ishujve Solovetskij bënë përpjekje të stërmundimshme për ndërtimin e labirinteve të shumta prej guri. Në vitet 1970, hipoteza mbizotëruese, ishte se labirintet ishin ndërtuar si kurthe për peshqit. Si argument për këtë merret fakti se të gjithë labirintet në këtë rajon ishin ndërtuar afër detit dhe nivelet e ujit ishin shumë më të larta 5000 vjet më parë, kur besohet se ishin ndërtuar. Peshqit do të notonin në hyrje, do hynin në brendësi dhe do të bllokoheshin në labirint, duke e bërë më të lehtë punën për peshkatarët. Sidoqoftë, pengesa kryesore e këtij argumenti është se labirinthet e shumtë janë gjetur në brendësi të zonave kontinentale të të gjithë botës ku nuk kishte kurrë oqean as peshq. Studiuesi Juri Leonidoviç Ershov kishte një teori tjetër për ketë. Ershov pohoi se brenda rreshtave të labirinteve ishte pasqyrimi skematik i orbitave të diellit dhe hënës, kështu që labirintet u përdorën si kalendarë. Sidoqoftë, edhe kjo teori është kundërshtuar me argumnetin që labirintet nuk kanë një drejtim të qëndrueshëm të hyrjes. Një teori e njohur sot, veçanërisht midis qarqeve ezoterike, është se labirinti është një simbol i lashtë që lidhet me tërësinë. Labirinti kombinon imazhet e rrethit dhe spirales në një rrugë gjarpëruese, por të qëllimshme. Ai përfaqëson një udhëtim në thelbin e qenies sonë dhe kthimin përsëri në botë. Ecja në një labirint mund të konsiderohet gjithashtu si një iniciativë në të cilën dikush mpreh inteligjencën. Besohet se ecja në një labirint sjell ndryshim në vetëdijen tonë dhe në perceptimin tone për kohën dhe hapësirën. Me të drejtë, Vlad Abramov, një studiues që hulumtoi labirintet e Bolshoi Zaiatskijt, përshkroi përvojën surreale të ecjes në shtigjet përdredhëse dhe kthyese të labirintit. “Pasi të hyni në një labirint dhe të rrotulloheni disa herë rreth qendrës, e lini atë përmes së njëjtës hyrje. Vetëm pas disa kthesave bëhet e paqartë se sa keni ecur dhe sa ngelet ende për të ecur. Subjektivisht, koha ndalet, por duke parë orën, labirinti i madh kalohet në 15 minuta. Pavarësisht nga teoritë e paraqitura më lart, dhe shume të tjera që nuk janë përmendur ketu, teoria e pranuar sot për sot, është se ndërtimi i labirinteve ishte i lidhur me ritualet e besimeve fetare. Labirintet prehistorike besohet se kanë shërbyer si kurthe për shpirtrat e këqinj, si rrugë të përcaktuara për vallëzimet rituale, ose si një simbol për ndarjen midis kësaj bote dhe botës së përtejme. Spekulohet se labirintet mund të jenë përdorur edhe në rituale për të ndihmuar shpirtrat e atyre që kanë vdekur për të kaluar në botën e pertejme.


jam argjend nga Garman, isha martuar para 8 vitesh pa nje femije, isha duke kerkuar shume per nje zgjidhje sepse doktori tha qe nuk mund te mbetem shtatzene, por nje shoku im me drejtoi tek nje magji e quajtur Dr white, dhe une i shpjegoi problemet e mia dhe ai premtoi se gjithçka do të jetë në rregull me mua në 12 ditë, ai më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë të përsosur, unë shkova në spital për provë dhe ata konfirmuan se isha 1 javë shtatzënë, dhe tani kam djali im i bukur dhe jam gjithashtu një shtatzëni tjetër tani, të gjitha falë jush Dr e bardhë, kontaktoni atë për të gjitha llojet e zgjidhjeve,
ReplyDelete1) nëse doni të ktheni ish-in tuaj.
2) nëse doni që magji të mbetet shtatzënë.
3) nëse doni të ndaloni abortin.
4) nëse doni të jeni të dashur nga dikush.
5) magji për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve ose sëmundjeve.
Dhe të tjerët.
ai është më i miri dhe shumë i vërtetë ,. wightmagicmaster@gmail.com. WhatsApp: +17168691327
Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
ReplyDeleteNë fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.
WhatsApp-i i tij: +2347041196471
dawnacuna314@gmail.com
Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, duke përfshirë ritualin e shtatzënisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.
ReplyDeleteMos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - veproni sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com