Ringjallja e paganizmit në epokën tonë
Gjatë dy shekujve të kaluar, Evropa është bërë gjithnjë e më laike. Studiuesit në fakt nuk flasin më për Perëndimin e Krishterë kur flasin për Evropën Moderne dhe Amerikën e Veriut, por për Perëndimin Laik. Megjithatë ka prova të një ringjalljeje shpirtërore në kontinentin ku Zoti supozohet se ka "vdekur."
Traditat e vjetra, të para epokës së Krishtërimit, kanë filluar të rishfaqen në disa vende europianr. Që nga shekulli i XIX-të, ka pasur një interes në rritje për fetë e lashta evropiane parakristiane si; paganizmi i lashtë grek, gjermanik, kelt dhe sllav. Kjo gjë buron nga një interes gjithnjë e më në rritje për spiritualitetin në Evropë, posaçërisht një spiritualitet në kontakt me trashëgiminë evropiane dhe rrënjët etnike në një mënyrë të ngjashme me fetë autoktone të amerikanëve nativë dhe australianëve vendas.
Rikonstruksioni i antikes në modernizëm
Midis paganëve modernë, ekzistojnë dy mënyra për të ringjallur praktikat pagane. Njëra është eklekticizmi ose sinkretizmi, në të cilin elementet historike të besimeve etnike, siç është feja e lashtë skandinave, kombinohen me lëvizjet moderne si teozofia, ose filozofi të tjera bashkekohore. Kjo bazohet kryesisht në pikëpamjet romantike të këtyre feve të lashta, të cilat u shfaqën në shekullin e XIX-të.
Në Islandë, perënditë skandinave po bëjnë një rikthim veçanërisht të fortë dhe paganizmi nordik tani është feja e Islandës me përhapje të shpejtë. Në fakt, ata së shpejti do të përfundojnë tempullin e parë për Thorin dhe Odin që do të ekzistojnë në Islandë pas më shumë se 1000 vjetësh. "Nuk besoj se dikush sot beson në një njeri me një sy, i cili kalëron mbi një kal me tetë këmbë", u shpreh kryeprifti Hilmar Örn Hilmarson për The Guardian. " Ne i shohim tregimet paganr si metafora poetike dhe si shfaqje të forcave të natyrës dhe psikologjisë njerëzore."
Edhe Danimarka në vitin 2016 përfundoi një tempull pagan kushtuar Odin për herë të parë pas 1000 vjetësh.
Rindërtimi i së kaluarës
Qasja tjetër është rindërtimi politeist, i cili është një përpjekje për të bërë një rindërtim të saktë historikisht të këtyre feve të lashta bazuar në burimet historike, të dhënat arkeologjike dhe ndoshta dëshmitë etnografike. Rindërtuesit madje shmangin dhe përshtatjen e feve të lashta pagane me risi apo ideologji moderne.
Paganizmi gjermanik
Një nga lëvizjet më të mëdha aktualisht e cila mund të jetë sinkretike ose rindërtuese është ringjallja e paganizmit gjermanik, ose "Heatenri". Paganët ose heatenët modernë gjermanikë, siç preferojnë ta quajnë veten e tyre, adhurojnë perënditë e vjetra gjermane, veçanërisht Thorin dhe Odin, si dhe shpirtrat gjermanë të natyrës si Elva dhe Trolli. Heatenët gjermanë duket se kanë tre mënyra të ndryshme për prozelizimin dhe praktikimin e fesë së tyre. Disa heatens thjesht theksojnë adhurimin e perëndive gjermane dhe besojnë se çdokush, pavarësisht prejardhjes së tij kombëtare, etnike ose racore, mund t’i adhurojë zotat. Këta janë universalistët.
Megjithatë, ka heaten të tjerë, të cilët besojnë se vlerat kulturore dhe shpirtërore gjermane gjithashtu duhet të përvetësohen në mënyrë që të jenë adhurues të vërtetë të perëndive gjermane. Shumica e grupit të fundit të heatenëve gjithashtu besojnë se adhurimi i perëndive gjermane nuk është i kufizuar në ndonjë prejardhje të veçantë etnike, ose racore, thjesht që ata individë të interesuar për t'i adhuruar ata duhet të mësojnë diçka dhe të pajtohen me disa aspekte të kulturës nga e kanë origjinën. Paganizmi gjermanik është mbi të gjitha teknikisht një fe etnike. Ka disa heatens megjithatë që e quajnë veten folkistë ose heatens folkist, të cilët besojnë se vetëm ata që janë banorët me origjinë të bardhë në Evropën Veriore dhe si rrjedhojë vetëm ata kanë të drejtë të adhurojnë Zotat. Këto janë ata që tentojnë të promovojnë supremacinë e racës së bardhë dhe axhenda e tyre duket se janë qartësisht raciste.
Paganizmi Sllav
Paganizmi sllav po shënon gjithashtu një ringjallje në Evropën Lindore në vendet me popullsi sllave. Një lëvizje e njohur si Rodnoveri, ose "besimi amtar", përbëhet nga disa bashkësi që pretendojnë të ringjallin fenë e lashtë slave, e cila u zëvendësua kryesisht nga krishterimi ortodoks lindor. Kjo lëvizje është veçanërisht e fortë në Poloni, pavarësisht identitetit dominues katolik të kombit. Shumë rodnoveri janë rikonstruksionistë, por disa të tjerë pretendojnë se thjesht po ndjekin hapur një vazhdimësi të drejtpërdrejtë të traditave te lashta, duke pohuar se familjet e tyre e kishin ruajtur e praktikuar fenë e vjetër në fshehtësi, ose në një formë të bartur së bashku me krishterimin.
Ringjallja e perëndive greke
Në Greqi, janë shfaqur gjithashtu disa organizata që promovojnë një ringjallje të fesë së lashtë greke nën emrin "Helenizëm". Helenistët gjithashtu e quajnë veten Dodekatheists ose besimtarë të dymbëdhjetë perëndive, domethënë të dymbëdhjetë hyjnive të lashta të Olimpit. Praktikat fetare në helenizëm përfshijnë adhurimin publik në tempuj ose në hapësira të hapura të perëndive kryesore greke, Zeus, Apollo, Artemis, Hera, Athina, Aresi, Afërdita, Demetra, Hefesti, Hermesi, Hestia, Dionisi, Hadesi dhe Poseidoni. Ekziston edhe një komponent i madh adhurimi shtëpiak i përqendruar në hyjnitë e brendshme greke si Hestia, perëndesha e vatrës. Shumica e helenistëve janë politikisht akoma joaktivë, por disa prej tyre dëshirojnë të krijojnë një identitet kombëtar dhe etnik për Greqinë, shmang ortodoksisë lindore.
Kthimi i Paganizmit kelt
Përveç ringjalljes së formave pagane greke, gjermane dhe sllave, ekziston edhe një përpjekje për të ringjallur paganizmin kelt. Janë vërejtur dy pamje të paganizmit kelt: keltët modernë rikonstruksionistë të paganizmit dhe paganët modernë sinkretikë keltë, të cilët gjithashtu përfshijnë Uica-n dhe tradita të tjera në fenë e tyre. Paganët modernë keltë përdorin kalendarin hënor të keltëve antikë dhe festojnë si festa fetare solsticet dhe ekuinokset, si dhe ditët e kryqëzimit, ditë që janë në gjysmë të rrugës midis një prej solsticeve dhe një prej ekuinokseve. Duket se ende nuk ka patur ndonjë përpjekje për të lidhur as paganizmin bashkëkohor kelt me ndonjë agjendë politike, ose lëvizje nacionaliste, ndryshe nga format e tjera të paganizmit bashkëkohor.
E kaluara i takon së ardhmes
Fetë priren të formojnë qytetërimet. Kur Evropa u bë e krishterë dhe Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut u bënë islamike, u formuan dy civilizime të ndryshme që ishin krejt të ndryshëm për shkak të traditave fetare mbi të cilat ato ishin bazuar. Evropa ka shumë të ngjarë të mos bëhet përsëri pagane, por është interesante nga perspektiva jonë ta mendosh se çfarë lloj civilizimi do të lindte nga ringjallja e një prej këtyre traditave të lashta fetare. Imagjinoni, për shembull, si do të dukej nga ana kulturore dhe politike një Greqi moderne pagane! Një gjë është e sigurt: ajo do të shkonte në një drejtim mjaft të ndryshëm se sa Greqia e sotme e krishterë, ose dhe thjeshtë shekullare.
No comments:
Post a Comment