Vendlindja e Abrahamit në ato kohëra quhej Ur Kaldeas, dhe po t’iu referohemi konflikteve të Abrahamit me hititët që ishin të vendosur në Turqinë qendrore, i bie të jetë pikerisht zona e Sanilurfës dhe Haranit.
Haran është një nga qytetet më të vjetër në botë. I vendosur në provincën Sanlurfa, në Turqinë jugore, rrënojat e qytetit antik të Haran datojnë që në mijëvjeçarin e tretë p.e.s., kur zona mendohet se ishte ishte një qendër kulturore, fetare dhe tregtare e rëndësishme e botës së lashtë. Afër qytetit Ur Kaldeas (Sanlurfa e sotme), Haran ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Mesopotamisë Veriore. Ajo që është e sigurt mund të themi se shumë perandori dhe dinasti të ndryshme e pushtuan qytetin ne shekuj, të tilla si; akadët, babilonasit, asirët, hititët, persët, aleksandrinët, romakët, bizantinët, selxhukët dhe ejubidët. Pavarësisht këtyre, qyteti mbijetoi deri në fund të mijëvjeçarit të parë. Në vitin 1098 qyteti filloi ta humbase fuqinë dhe shkelqimin e dikurshëm, nga shkatërrimet e ekspeditave të kryqtarëve, por u përball me shkatërrimin përfundimtar aty nga viti 1260, pas pushtimit mongol nga Hulag Khani (nipi i Xhingis Khanit). Në këtë kohë banorët e Haranit u larguan masivisht nga qyteti në drejtim të Alepos së sotme dhe Damaskut. Pas një pushtimi kaq shkatërrues, qyteti e humbi shkëlqimin e tij, duke u kthyer në një fshat të vogël, për të mos e rifituar kurrë më lavdinë e parë.
Një karakteristikë e jashtëzakonshme e këtij vendi antik janë shtëpitë e tij me qerpiç në formë zgjojesh, të ndërtuara tërësisht nga balta, pa asnjë element tjetër. Dizajni i tyre i bën ato të freskëta brenda dhe, mendohet se si të tilla, kanë një traditë të paktën 3000 vjeçare. Disa prej tyre ishin në përdorim si banesa deri në vitet “80. E njohur si një pikë e rëndësishme në Rrugën e Mëndafshit,për Haranin ka shumë referenca dhe në Bibël. Por pavaresisht këtyre, duket se Haran është bërë edhe më i famshëm në historinë e qytetërimit për shkak se mbahet si qyteti ku jetoi Abrahami. Vendlindja e Abrahamit ishte Sanliurfa, kurse Harani, i cili ndodhet fare afër, ishte vendi që kishte themeluar vëllai i Abrahamit, Harani, dhe ku babai i tij Terahu shkoi të vdesë.
Sanliurfa ka pësuar shumë transformime gjatë mijëvjeçarëve. Në shekullin e XII-të, kur Sanliurfa ishte ende një mbretëri e krishterë dhe tashme njihej si Edesa, tërhoqi vëmendjen e kryqtarëve. Duket se asokohe ajo ngjalli interes vetëm për Shën Bernardin (dhe jo për Papën), i cili donte ta shpëtonte Edesën nga turqit selxhukë. Shën Bernardi ishte asokohe kreu i kalorësve tempullarë, dhe donte ta mbronte qytetin, jo për ndonjë arsye mirëfilli strategjike siç mund të mendohet, sepse nuk kishte të bënte domosdoshmërisht me rrugën drejt Jeruzalemit, por sepse ky vend mbahej si vendlindja e Abrahamit. Templarët e dinin që Edesa mund të kishte qenë qyteti Ur i Kaldeasve. Fjala “Ur” është një fjalë shumë e lashtë e bartur që nga kohërat më të lashta antike dhe ka kuptimin “vend, themel”. Përdorej edhe në vend të Jeruzalemit si Uru-Shalom, që do të thotë, “vend i paqes”.
Vendlindja e Abrahamit në ato kohëra quhej Ur Kaldeas, dhe po t’iu referohemi konflikteve të Abrahamit me hititët që ishin të vendosur në Turqinë qendrore, i bie të jetë pikerisht zona e Sanilurfës dhe Haranit.
Sipas llogarive të studiuesve të biblës, konkludohet se Abrahami jetoi rreth viteve 1900 p.e.s., që i bie të jetë rreth 400 vjet pas Përmbytjes së Madhe. Çuditërisht Moisiu e mori Dekalogun (Dhjetë Urdhërimet) 400 vjet më vonë pas Abrahamit dhe Solomoni e ngriti Tempullin e Jeruzalemit rreth 400 vjet pas Moisiut. Jeruzalemi u shkatërrua nga babilonasit rreth 400 vjet më vonë, në vitin 607 p.e.s. Dhe rreth 400 vjet më vonë u lind Krishti. Këtu mbaron shënimi i datave të rëndësishme të historisë biblike. Ajo që e bënte Haranin të pazakontë në shekullin e XII-të, ishte se ai nuk ishte më as qytet hebre, as islamik, por as dhe i krishterë. Tempulli i tij kryesor, i shkatërruar përfundimisht nga mongolët në 1259,i ishte kushtuar Hyjnisë Sin, e cila ishte perëndesha mesapotame e Hënës.
Qyteti Haran ishte i vendosur në rrafshinën pjellore të Haranit, e cila ujitej nga ujërat e lumit Balikh, një degë e lumit Eufrat. Muret e qytetit të Haranit kishin gjatësi 2,5 milje (4 km). Kishte gjashtë porta, por vetëm porta perëndimore, Porta e Alepos, mbetet në këmbë.
Copyright: Petrit NIKA
No comments:
Post a Comment