Grimca humoristike nga libri më i lashtë i shakave
Libri më i lashtë i shakave është libri “Philogelos”, i shkruar diku nga shekulli IV pas Krishtit, i cili sjell finesën e humorit të njerëzve në kohërat antike. Sa për ide kam përshtatur disa prej tyre.
1.
Një student i shkruante babait të tij nga Athina, plotësisht krenar për atë që kishte mësuar: "I dashur baba! Kur tè kthehem shpresoj t'ju gjej të akuzuar për ndonjë çështje madhore, që të mund t'ju tregoj aftësitë e mia si avokat".
2.
Perandori August ishte duke vizituar Perandorinë. Kur vuri re një burrë në turmë që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me veten e tij dha urdhër t'ia sillnin pranë dhe e pyeti: “A mos ka shërbyer nëna juaj në Pallat?"
"Jo, Lartmadhëria juaj, "u përgjigj ai," nuk ka shërbyer nëna, por babai im ka shërbyer në Pallatin tuaj. "
3.
Një student i cili donte t’i mësonte gomarin të mos përtypej, ndaloi së ushqyeri kafshën. Kur gomari ngordhi nga uria, ai i shprehu keqardhjen pedagogut të tij: "Çfarë fatkeqësie! Sapo e pata mësuar si të mos përtypej, vajti e ngordhi! "
4.
"Një koprrac shkruan testamentin dhe e emëron veten e tij si trashëgimtar."
5.
"Një burrë po qëndronte pranë varrit të gruas së tij, e cila kishte pak kohë që kishte vdekur. I afrohet dikush dhe e pyet: "Kush po pushon këtu në paqe? "
“Unë, - u përgjigj burri, – ka ca kohë që po pushoj në paqe.”
Copyright: Petrit Nika
jam argjend nga Garman, isha martuar para 8 vitesh pa nje femije, isha duke kerkuar shume per nje zgjidhje sepse doktori tha qe nuk mund te mbetem shtatzene, por nje shoku im me drejtoi tek nje magji e quajtur Dr white, dhe une i shpjegoi problemet e mia dhe ai premtoi se gjithçka do të jetë në rregull me mua në 12 ditë, ai më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë të përsosur, unë shkova në spital për provë dhe ata konfirmuan se isha 1 javë shtatzënë, dhe tani kam djali im i bukur dhe jam gjithashtu një shtatzëni tjetër tani, të gjitha falë jush Dr e bardhë, kontaktoni atë për të gjitha llojet e zgjidhjeve,
ReplyDelete1) nëse doni të ktheni ish-in tuaj.
2) nëse doni që magji të mbetet shtatzënë.
3) nëse doni të ndaloni abortin.
4) nëse doni të jeni të dashur nga dikush.
5) magji për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve ose sëmundjeve.
Dhe të tjerët.
ai është më i miri dhe shumë i vërtetë ,. wightmagicmaster@gmail.com. WhatsApp: +17168691327