(cikël poetik
në gegnisht )
Tiber Graku në ândrrën
e Gajit
Në stil të âmël gegë
Medet,
kaluen do vjet, o Gaj e unë në Tiber tretë,
kurkund
n’nji breg s’kam dalë me pa as diell, as hânë,
n’
kllapi më dalin shpesh bashtina e ara shkretë,
gjithkah
provincat qi t’mjerëve ua paç dhânë.
Kam
mbet’ n’bujanë, nuk di çfarë stine âsht andej,
dhe
për senat s’kam marrë mâ lajm qysh kur,
mendoj
s’kanë mbetë n’ Romë për popuj mâ plebej,
ajme,
t’mjerat krahina qi s’kanë mâ elb as grurë.
Nga
dera e Grakut n’provinca presin rish njerëzia,
ajme,
o Gaj, n’ Sardejë nevojën s’ta ka kush,
ndoshta
n’ Forum të rrinë mbi krye, hem morti e lavdia,
a
ndoshta Nazika, n’ Tiber ândrrat t’i përmbush.
Dy
herë jam Tiber e jam kudo kah rrjedha shkon,
por,
medet si s’më the njiherë si âsht Kornelë hyjnesha;
ajo
nânë Grakësh, o vlla, veç marren s’ta duron,
kët’
porosi ma tha dikur, sa togën s’pari vesha.
Mâ
shumë se rrjedha n’Tiber po m’ tret, o Gaj dyshimi,
se
s’ka për të pasur kurrë mâ paqe Roma,
partitë
kanë prijës t’smuet gjithherë nga njifarë krimbi;
primat
i drejtë n’ u bâfsh e ke shpatën tek koka.
Nuk
mundem mâ, o Gaj, gjithkah m’ ushtojnë veshët,
nga
rrjedhë e Tiberit, llumi e vigmat e ksaj bote;
ndoshta
do prehem ca, n’se zâni yt i breshërt,
do
derdhet n’Kapitol, mbi ogurzij si hobe.
Mars 2016
Paskajore
N’paskajore
s’ka mâ fërmim qiejsh pa skaj,
ka
mot qi trajtat janë lidhë m’nji trajtë,
çdo
gja âsht bukur, por ndoshta edhe njai
tis
paskajor kish me e bâ mâ t’prâjtë,
rrjedhën
e âmël qi frymon ndër shekuj,
ndër
viset shqiptare krejt kudo kah janë,
kish
me kânë bash vetë temjani n’tempuj,
n’tabernakull
zâ qiellor kish me kânë.
Paskaj
paskajores tash po i soset limfa,
limfa
e rujetun âmël nga koha e lashtë,
si
amforë e vjetër shkapërderdhë n’grimca,
shformohet
n’ kujtesë me ritëm t’ avashtë.
Nëntor 2016
Bân ftohtë ...
Bân
ftohtë, por bora s’ka me râ,
as
kët’ stinë mi dhenat e mardhuna gjithkah,
n’jug
fryma e detit pa prâ,
mî
fushat e gjâna me amzën e Mesdheut hukat.
N’parzëm
nji melankoli sa herë ma bjerr,
krejt
paqen e ditve t’panumrueme qi ikin,
i
vrazhdë m’fërgllon veriu nëpër terr,
si
nji kalë që n’hon me galop e hedh eremitin.
Prej
askundit ka me ardhë sosja tinëzisht,
kur
s’e pret, kur s’e di, kur s’ta thonë,
pabesia
fle n’urrejtje t’rafinueme krejt urtisht,
pret
çasin e saj për me u bâ zezonë.
Nëntor 2016
Vjeshta e fundit
trojane e Odiseut
Çastisi
dhe kjo vjeshtë me shira e stuhi,
skaj
fushës Eukrisë mi zall janë shatoret,
si
n’atdhe gjithë fiset me plaçkë e me sinore,
tash
dhjetë vjet i ha krypa e detit të zi.
Te
zgavrat dergjen shpresat, apo shuhen prore;
s’ka
ilaç për dhimbjen e fatosave të ri,
me
angrra t’coptueme nga Hektor hyjnori,
dhe
djelmnia e Trojës me zhgjeta mizore.
Janë
djemtë e Mikenës, Itakës dhe Spartës,
djelmnia
hyjnore nga Argosi, Eleuzina,
që
vdesin n’mjerim pa Deus ex machina,
me
plagët e malcueme prej skamit e lëngatës.
Baret
Odiseu bregut plim me zgavra,
si
kuaj të cofun - disa janë rrënue,
n’bark
t’Poseidonit kanë për t’u mbarue,
shitue
krejt nga lufta n’qymyr e kadavra.
Vjeshtë
reumatizmale. Deti me erë e mnerë, pa Eros -
rreket
të përlajë zgavra, shatore e kufoma -
me
qindra histori stoike që do harrohen tevona,
përmbledhë
thjeshtë në numra enigmatik në epos.
Vjeshtë 2010
Requiem
për kujtesën
Babës tem, në vjetin e tij të
92-të të jetës
Që
kur vuejtja kujtesën ta ka avanisë,
kaloi
do kohë e val’ e detit s’del n’ breg;
s’e
marr dot me mend se ç’galaktikë,
ta
përgjëron nji lutje nëpër shteg,
t’joshjes
s’apeironit qi tebdil,
në
asgjânë e tij të fton atje me grep;
paj,
medet, rrug’ e gjatë të heq në fill,
ku
s’ka pemë, as hije veç gazep.
Ndoshta
ktej je velur tash e ne s’e dimë,
janë
më shumë qi t’presin në at’ botë,
shpirtna
t’fikun, bjerrun mallit shqim -
bân
të ikësh prapë e s’ikën dot.
Dhe
lufton me muzgun qi dendsohet,
seç
shikon dhe nuk e di se ç’âshtë,
ajme
s’del në botë askush të shenjtërohet,
muzgun
duke sprapsur tej në hânë.
Ajme
s’del askush qi dritën prapë ta sjellë,
pak
mehlem për avanisjen e kujtesës,
qi
si fllugë e humbun nëpër shtjellë,
pezull
rri mi hon mes jet-e-dekës.
Tash
me mend e marr se si do jetë atëherë,
kur
në shteg të zymtë nji ditë do jesh largue;
paj,
këtë botë ma të vogël ke me e lânë - heterë,
të
pafundme do ta gjesh ku do kesh shkue.
4 shkurt 2016
Lakedemonia
Ullishtat
dhe rozgat janë kthye në qymyr kaherë,
vetmitare
endet era mbi kolonadat e lashta,
tash
çapin këtu veç turistë dhe toka âsht djerrë,
konform
rregullave të ashpra.
Lakedemonas
hyjnorë, njerëz të rregullit e ligjit!
Në
Kretë, a në Delf, bash mirë askush s’e di,
me
premtimin hyjnor Likurgu përjetë ju lidhi,
dhe
vetë për ligjin ra fli.
Dhe
ju spartanë fisnikë qi vdisnit për atdhe,
e
mbajtët fjalën e dhânë për pesëqind vjet,
derisa
Agjid Arkidamidi prej Plutit u bâ prè,
dhe
prapë - secili në qesen e vet.
Prej
atëherë, o lakedemonas qi bridhnit me leshnik,
kitonin
e praruem athinas do ta shihnit me zili;
vetë
Pluti i ndau njerëzit në skamnorë e pasanikë,
të
ngopun dhe në uri.
Ullishta
të reja tash ka prapë kso ane,
dhe
era vjen vërdallë mi gurët e lashtë,
kolonadat
dergjen përbri nji murane,
në
vdekje të avashtë.
5 mars 2016
This comment has been removed by a blog administrator.
ReplyDelete