Bashkëbisedim
në distancë
Për
D.
Ti s’mund ta dish çka ndodhur kur Zoti krijoi Edenin,
nuk
mund ta dish se ç’pa njeriu i parë në Eden,
historia
jote është udhëtim i përmallshëm e lot,
ndarje
e pritje pambarim si në legjendën e Ago Imerit.
Vetëdija
të ka gjetur në rrugë të largëta
me
sytë nga e shkuara,
vetëdija
jote po aq mistike sa krijimi yt,
sa
ardhja jote në jetë, sa rruga jote në këtë labirint.
Është
Eros dhe Thanathos dhe ky është fatpërcaktimi -
të
gjitha qytetet dhe gjithë çka mbi dhè notojnë
në
amzën e ëmbël të këtyre hyjnive efemere;
ujërat
që rrjedhin, pemët, malet, fushat e molepsura,
valët
e detit që ke parë nga frëngjitë e anijeve
në
detet e panjohur,
mjegullat
që ti i ke shquar
nga
trenat e perëndimit në ikje,
mbi
fantazmat e pemëve në toka të huaja,
stinët
që marshojnë në skuadrilje treshe në ekran,
që
nga historia e panjohur e Edenit
deri
tek çdo supozim tjetër.
Ti
s’mund ta dish çka ndodhur
kur
Zoti rrafshoi Antlantidën,
Babiloninë,
Sodomën, Gomorrën, Pompein,
kur
e shtriu rërën në hapësira të pamata në Sahara,
kur
oqeanet i dërgoi në të katër anët e botës,
kur
Himalajet i ngriti në qiell dhe barkën e Noes
e
ngjiti në një luginë të malit Ararat ...
Janë
aq gjëra që asnjë pritje s’mjafton për t’i mësuar.
Pritja
ime e pashembullt tani po ma kthen gjakun,
nga
i kuq bozhuri në të kaltër shprese qiellore.
Ca
gjethe ...
Ca
gjethe kanë mbetur në rrugë,
në
rrugë gjethet i hodhi tetori,
i
hodhi tetori me erëra si fugë,
si
fugë me dhëmbë aligatori,
aligatori
që rri në zemër si gungë,
si
gungë që s’hiqet nga kraharori.
Kanë
mbetur në shpirt ca dhimbje,
ca
dhimbje që lindin të tjera,
të
tjera që lindin prapë dhimbje,
prapë
dhimbje që lindin ngahera,
që
lindin ngahera me dhimbje,
me
dhimbje që s’hiqet nga dera.
Ca
gjethe në rrugë janë harruar,
harruar
si poetë të braktisur,
fare
të braktisur dhe të truar,
të
truar ende në udhë pa u nisur,
ende
pa u nisur për të shkuar,
për
të shkuar në tokën e vidhisur.
E
ftohtë meit është o mik lavdia,
lavdia
e varur mbi kurmin e vdekur,
mbi
kurmin e vdekur ku arpia,
ku
arpia mes rropullive rri pleksur,
rri
pleksur siç rri historia,
historia
ku jeta është molepsur.
Mesnatë
tetori
Hënë
tetori, mesnatës rrëshqasin mjegullat
prapa
pemëve të bardha, si fantazma eunukësh
që
s’duan të bien në sy.
Nën
presionin e heshtjes,
dëgjohet
vetëm zhurma e brendshme e kokës,
me
tinguj të mbytur ritmik, si gurë
që
rrokullisen në thellësi të humnerës.
Në
shtretër flenë persekutorët e ditës -
tani
ndjen se si ajri i lagësht i natës vjeshtore
të
shkërben me kumtin e lirisë …
Në
shtretër flenë të gjithë vrasësit e djeshëm,
ndërsa
viktimat e tyre,
dritën
e fundit kanë marrë me vete në Had
për
t’ua kthyer xhelatëve nesër.
Asgjë
s’e prish qetësinë e kësaj nate,
veç
kërcitjeve të lehta të dyerve të kujtesës.
Në
gjumë janë hajdutët, mendjemëdhenjtë,
thashethemexhinjtë,
snobët, poetët ...
Flenë
të gjithë dhe duken më qiellorë
se
asnjëherë tjetër, por këtë gjë ata nuk e dinë …
Në
shkretëtirë flenë akrepat,
në
oqean flenë radhë oktapodët,
flenë
kobrat në selvë.
Natë
tetori në gjithë botën,
çdo
gjë e ndjen se është diku,
gjithësesi
ecën apo fle.
Vetëm
mjegulla rrëshqet gjithë druajtje,
thua
se mos prish qetësinë …
Tetor 2016
Bota
e mbretërve magë
Mbretërit
magë sfidojnë shkretëtirën,
zilkat
e deveve të tyre tringëllojnë mbi duna.
Njerëzimi,
si thnegla - me vegla, pa vegla,
po
e kthen rruzullin në një portokalle të qëruar.
Ekosistemi
ynë do të durojë edhe ca oreksin,
pastaj
thneglat do mësohen të rrojnë me helmin.
Dhe
vetë mbretërit magë do të sfidohen
nga
shkretëtira pa limit pastaj.
O
mbretër magë! O mbretër, o mbretër magë!
Tregojini
botës ç’keni parë,
që
bota mos ta shohë me sytë e fëmijëve tanë.
Tregojini
botës për vetminë
në
hapësirën mortume ku dunat grinden me erën.
Tregojini
botës për dallgëzimin e trishtuar
të
rërës nën dorën e thatë të erës.
16 tetor 2016
Bota
e mbretërve magë
Mbretërit
magë sfidojnë shkretëtirën,
zilkat
e deveve të tyre tringëllojnë mbi duna.
Njerëzimi,
si thnegla - me vegla, pa vegla,
po
e kthen rruzullin në një portokalle të qëruar.
Ekosistemi
ynë do të durojë edhe ca oreksin,
pastaj
thneglat do mësohen të rrojnë me helmin.
Dhe
vetë mbretërit magë do të sfidohen
nga
shkretëtira pa limit pastaj.
O
mbretër magë! O mbretër, o mbretër magë!
Tregojini
botës ç’keni parë,
që
bota mos ta shohë me sytë e fëmijëve tanë.
Tregojini
botës për vetminë
në
hapësirën mortume ku dunat grinden me erën.
Tregojini
botës për dallgëzimin e trishtuar
të
rërës nën dorën e thatë të erës.
16 tetor 2016
Requijemi i shkretëtirës
Shkretëtir’
e gjorë, hesht përjetë nën qiellin pa re,
kalojnë
stinët mbi të dhe s’i sheh,
kalojnë
zogjtë mbi të dhe s’i njeh,
nëpër
rërë rreth e rreth shikimin mpreh,
natën
ftohet - ngrin dhe ditën nxeh …
Shkretëtir’
e gjorë, hesht përjetë nën qiellin pa re.
Rërë
pafund në Nevada, Sahara, Grand Viktoria,
rrëshqet
rëra nëpër rërë si pikë loti,
ndonjë
akrep baret jerm kot së koti,
hapësirë
e mjerë gjer tek Zoti,
e
djeg vapa dhe po aq e ngrin i ftohti ...
Rërë
pafund në Nevada, Sahara, Grand Viktoria.
Era
fryn mbi shkretëtirë - era fryn e lirë, e lirë...
S’ka asgjë, s’ka asgjë, s’ka asgjë ...
Natë
e ditë jehon nga toka veç një zë,
si
një shpirt i lirë që trupin sapo lë ...
Shpirt’
i vdekur pezull rri përjetë mbi të ...
Era
fryn mbi shkretëtirë - era fryn e lirë, e lirë ...
Tetor 2016