Eratosteni
dhe matja prej tij e perimetrit të Tokës
Rreth vitit 500 p.e.s, shumica e grekëve të
lashtë besonin se Toka ishte e rrumbullakët, jo e rrafshët. Gjithësesi askush nuk
e kishte idenë e madhësisë së planetit deri në vitin 240 p.e.s., kur Eratosteni
shpiku një metodë mjaft inteligjente për ta vlerësuar perimetrin e tij.
Para Eratosteni, aty rreth vitit 500 p.e.s.,
qe Pitagora i pari që hodhi idenë se Toka ishte sferike, duke u referuar më
tepër në baza estetike se sa në prova fizike. Grekët e lashtë besonin se sfera
ishte forma më e përsosur. Kjo ishte pikënisja e parë e Pitagorës drejt
konkluzionit për Tokën. Ndoshta i pari që propozoi një Tokë sferike bazuar në
provat fizike aktuale ishte Aristoteli (384-322 p.e.s.), i cili radhiti disa
argumente pse sipas tij Toka ishte sferike.
1. Anijet zhduken më parë se horizonti kur
lundrojnë në det.
2. Toka hedh një hije të rrumbullakët në
hënë gjatë eklipsit hënor.
3. Konstelacione të ndryshme janë të
dukshme në gjerësi gjeografike të ndryshme.
Është pikërisht koha kur filozofët athinas kishin filluar të besonin se bota mund të shpjegohej me saktë përmes vëzhgimit të proceseve natyrore sesa duke iu lutur perëndive. Në këtë kohë astronomët e lashtë filluan të bënin matjet e para fizike, për të parashikuar më mirë stinët dhe kalendarët. Personi i parë që përcaktoi madhësinë e Tokës ishte Eratosteni i Kirenës, i cili shpiku një matje çuditërisht efikase për kohën duke përdorur një skemë të thjeshtë që kombinonte llogaritjet gjeometrike me vëzhgimet fizike.
Eratosteni u lind në Kirenë (tani Shahhat) të
Libisë rreth vitit 276 p.e.s. Ai studioi
në liceun e Athinës. Rreth vitit 240 p.e.s., Ptolemeu III i Aleksandrisë e
emëroi administrator të Bibliotekës së Aleksandrisë.
I njohur si një nga studiuesit më të shquar
të epokës së vet, Eratosteni la vepra mbresëlënëse në astronomi, matematikë,
gjeografi, filozofi dhe poezi.
Arritja më e famshme e Eratostenit ishte
matja e perimetrit të Tokës. Ai i pati regjistruar
detajet e kësaj matjeje në një dorëshkrim që tani ka humbur, por teknika e
përdorur prej tij është përshkruar nga historianë dhe shkrimtarë të tjerë
grekë.
Para së gjithash thuhet se Eratosteni ishte
i magjepsur pas gjeografinë dhe planifikoi të bënte një hartë të të gjithë
botës. Por për ta realizuar këtë duhej të dinte më parë madhësinë e Tokës. Në
ato kohëra as mund të bëhej fjale per ta përshkuar botën rreth e rrotull siç
bëri shekuj me vonë Magelani.
Eratostoteni kishte dëgjuar nga udhëtarët
për një pus në Siene (tani Asuan, Egjipt) i cili ndodhej në një pronë. Në
mesditë në solsticin e verës, i cili ndodh rreth 21 qershorit të çdo viti,
dielli ndriçonte krejt fundin e pusit, pa hedhur asnje hije, gjë që tregonte se
dielli ishte direkt mbi kokë. Eratosteni mati pastaj këndin e një hijeje të lëshuar
nga një obelisk në mesditën e solsticit të verës në Aleksandri, dhe zbuloi se
bënte një kënd prej rreth 7,2 gradë, ose rreth 1/50 e një rrethi të plotë.
Ai e kuptoi që nëse do të dinte distancën
nga Aleksandria në Sienë, duhej të llogariste perimetrin e Tokës. Në ato kohera
kjo ishte tepër e vështirë. Distancat midis qyteteve mateshin me kohën që i duhej
një karvani gamilesh për të përshkuar hapësirën nga një qytet në tjetrin. Por
devetë ecin me shpejtësi të ndryshme dhe koha nuk ishte gjithmone e njejtë. Per
të shmangur këtë fenomen Eratosteni punësoi disa topografë profesionistë të
stërvitur për të ecur me hapa me gjatësi të njëjtë. Ata zbuluan se Siena ishte rreth
5000 stade larg nga Aleksandria.
Duke shumëzuar 50 me njësinë 5.000, Eratosteni arriti në
shifrën 250.000 stade që sipas tij duhej të ishte perimetri i Tokës.
Studiuesit modernë nuk pajtohen me
gjatesinë e perimetrit që përcaktoi Eratosteni, por gjithësesi është e
mahnitshme se diferenca është afruar shumë. Toka sipas matjeve të Eristotenit
ishte 24 000 milje. Shkenca tani ka vërtetuar se perimetri i Tokës rreth
ekuatorit është rreth 24 900 milje, kurse në pole diçka me pak.